“Sancho nuk i tha kurrë jo Romës” - Gasperini ende shpreson te anglezi
Edhe pse AS Roma mbetet pesimiste për nënshkrimin e Jadon Sanchos nga Manchester United, trajneri Gian Piero Gasperini ka insistuar se anësori anglez “nuk tha kurrë jo” ndaj Giallorossëve.
Disa media italiane raportuan se Sancho kishte refuzuar një ofertë nga Roma, por sipas Football Italia, lojtari "i përjashtuar" nga Manchester United nuk e ka bërë asnjëherë një refuzim zyrtar.
“Sancho nuk i tha kurrë jo Romës”, deklaroi Gasperini.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ish-lojtari i huazuar te Chelsea do të zbarkojë në "Stadio Olimpico" këtë verë.
Roma ka arritur një marrëveshje me Manchester United, por pengesa kryesore mbetet vetë lojtari, i cili deri tani nuk është bindur për një kalim në kryeqytetin italian.
Drejtori sportiv i Romës, Frederic Massara, pranoi për DAZN se Sanchos i mungon motivimi për t’iu bashkuar skuadrës.
Giallorossët kanë forcuar repartin ofensiv me huazimet e Evan Ferguson dhe Leon Bailey, por ky i fundit u dëmtua menjëherë në stërvitjen e parë në Trigoria dhe pritet të mungojë për një muaj. /Telegrafi/


