Please enter at least 3 characters.

Sanchez hyn në histori të Kilit me golin e shënuar ndaj Gjermanisë

2017/06/sanchez1.jpg

Alexis Sanchez ka hyr në histori të Kilit, pasi është bërë golashënuesi më i mirë në histori të kësaj Kombëtare.

Ylli kilian ka shënuar gol në ndeshjen e dytë të Grupit B ndaj Gjermanisë në kuadër të ndeshjeve për Kupën e Konfederatave “2017”.

Megjithatë, ky gol nuk e ka pasur vlerën e vetëm një gol të thjesht, pasi do të thotë shumë për Sanchezin dhe karrierën e tij.

Me golin e shënuar ndaj Gjermanisë, ylli i Arsenalit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses së Kilit, përcjell Telegrafi.

Goli ndaj Gjermanisë ishte i 38-ti i Sanchezit me fanellën e Kilit, i cili erdhi pas 11 ndeshjeve, duke kaluar kështu legjendën Marcelo Salas, i cili ka 37 gola me kombëtaren.

https://www.dailymotion.com/video/x5rp38z_0-1-alexis-sanchez-goal-hd-germany-vs-chile-22-06-2017-hd_sport

Vendi i tretë mbahet nga legjenda tjetër Ivan Zamorano, i cili ka 34 gola me Kilin, ndërsa pas tyre vijnë edhe Eduardo Vargas e Carlos Caszely. /Telegrafi/

Pesë golashënuesit më të mirë në histori të Kilit:Alexis Sanchez - 38 gola, 112 ndeshjeMarcelo Salas - 37 gola, 70 ndeshjeIvan Zamorano - 34 gola, 69 ndeshjeEduardo Vargas - 34 gola, 76 ndeshjeCarlos Caszely - 29 gola, 48 ndeshje