San Antonio e eliminon Portlandin dhe kalon në gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore për herë të parë që nga viti 2017
San Antonio Spurs mposhtën Portland Trail Blazers me rezultatin 114:95 në ndeshjen e pestë të raundit të parë të playoff-eve dhe u kualifikuan në gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore për herë të parë që nga viti 2017.
San Antonio udhëhoqi gjatë gjithë ndeshjes dhe pa probleme të mëdha e mbylli serinë me fitoren e tretë radhazi.
Victor Wembanyama udhëhoqi Spurs me 17 pikë, 14 ribaunde dhe gjashtë bllokime, ndërsa De'Aaron Fox shënoi 21 pikë.
Për Spurs, kjo është paraqitja e tyre e parë në gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore që nga viti 2017, kur ata mposhtën Houston Rockets, më pas humbën Kawhi Leonard për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës dhe u eliminuan në finalet e konferencës kundër Golden State.
San Antonio do të luajë kundër fituesit të serisë Denver Nuggets-Minnesota Timberwolves në raundin tjetër, në të cilin Minnesota kryeson 3-2, me ndeshjen e 6-të të planifikuar për të enjten.
Ndërkohë Philadelphia 76ers ka shkaktuar befasi teksa ka fituar në udhëtim te Boston Celtics me rezultat 113:97 duke ngushtuar rezultatin në 3-2.
New York Knicks kanë bërë një hap para drejt gjysmëfinales pas fitores 126:97 ndaj Atlanta Hawks dhe tani janë në epërsi 3:2. /Telegrafi/

