Please enter at least 3 characters.

Samsung Galaxy A34 5G futet në testin FCC me mbështetje për karikim me kabllo me kapacitet prej 25W

2023/01/Samsung-Galaxy-A34-5G-images-780.png

Samsung Galaxy A34 në ardhje së fundmi është spikatur në testet FCC, duke marrë kështu edhe një certifikatë për lansimin e saj, që pritet të ndodhë shpejti.

Është zbuluar nga vetë procesi i testimit FCC se pajisja në fjalë do të ketë mbështetje për karikim me kabllo me kapacitet prej 25W. Gjithashtu së fundmi telefonit i është dhënë drita e gjelbër nga Byroja e Indisë për Standarde.

Sipas një versioni standard të një prototipi A34, telefoni fuqinë e merr nga Dimensity 1080 SoC i MediaTek, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo mund të dallojë varësisht tregut, me disa vende të cilat supozohet se në vend të saj do të marrin çipin Exynos 1380.

Duke u bazuar në thashethemet e mëparshme, pritet që ky telefon do të ketë 3 kamera ku ajo kryesorja do të ketë 48MP, dhe një kamerë “selfie” e cila do të ketë 13MP, ekran AMOLED 6.5 inç FHD+ 90Hz dhe një bateri prej 5,000mAh.

Pritet që Samsung Galaxy A34 do të ofrohet me 4 ngjyra të ndryshme. /Telegrafi/