Please enter at least 3 characters.

Sa do t’i kushtonte Juventusit shkarkimi i Allegrit

2023/06/allegrifk-1.jpg

Shkarkimi i Massimiliano Allegrit dhe stafit të tij do t’i kushtonte Juventusit plot 43 milionë euro, mirëpo klubi vendosi ta mbajë trajnerin.

Zonja e Vjetër përfundoi një tjetër sezon pa trofe dhe për më shumë nuk do të luajë as në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Spekulimet për të ardhmen e Allegrit kanë filluar tash e një kohë, mirëpo në një prononcim për Sky Sport, drejtori i përgjithshëm, Maurizio Scanavino, ka konfirmuar qëndrimin e strategut italian.

Në një publikim të Il Corriere dello Sport thuhet se në rast se klubi do të vendoste për shkarkimin e trajnerit aktual, kjo do t’i kushtonte 43 milionë euro.

Allegri ka edhe dy vite në kontratën e tij në Allianz Stadium, nga e cila përfiton shtatë milionë euro në sezon plus shtesat. /Telegrafi/