RVP: Falcao do rikthehet në maje
02/06/2015
Van Persie pati rast të luajë së bashku me Falcaon te Unitedi sezonin e fundit, i cili u huazua nga Monaco mirëpo dështoi t’i përmbushë pritjet për të duke shënuar vetëm katër gola në 26 paraqitje në Ligën Premier.
“Kam shumë respekt për Falcaon”, ka thënë fillimisht sulmuesi 31-vjeçar.
“Në secilën pozitë që ai është përdorur, ka vazhduar që ta japë më të mirën nga vetja duke u stërvitur ekstra. Këtë e bën vetëm një profesionist i vërtetë. Falcao është një futbollist fantastik. Ai gjithmonë do të kthehet në maje”, ka shtuar holandezi. /Telegrafi/


