Please enter at least 3 characters.

Ruzhin: Dy koncepte të zgjerimit të BE-së kanë krijuar frustrime në vendet e Ballkanit Perëndimor

2016/01/ruzhin-marr-euml-veshja-e-p-euml-rzhinos-80-e-pun-euml-s-drejt-bashkimit-evropian_hd.jpg

Integrimi gradual është një alternativë teknike ndaj ngecjes në zgjerim, por frustrimet midis vendeve kandidate mbeten, thotë ish-ambasadori i NATO-s, Nano Ruzhin në emisionin "Direkto".

Bashkimi Evropian po përpiqet të gjejë një model të ri për zgjerim përballë një realiteti të ndryshuar gjeopolitik pas agresionit rus kundër Ukrainës, vlerëson ish-ambasadori i RMV-së, në NATO, Nano Ruzhin.

"Zgjerimi është një mjet i fortë i Bashkimit Evropian që është përdorur që nga krijimi i tij, por periudha nga viti 2004 deri më sot konsiderohet e pasuksesshme për sa i përket pranimit të anëtarëve të rinj", thotë Ruzhin.

Sipas tij, në vitin 2022, u përplasën dy koncepte të ndryshme të zgjerimit, tradicional, i bazuar në kriteret e Kopenhagenit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, dhe qasja gjeopolitike, përmes së cilës Ukraina dhe Moldavia fituan perspektivën e afrimit më të shpejtë me Unionin.

Ruzhin beson se është pikërisht kjo situatë që e detyroi BE-në të kërkonte një zgjidhje të re përmes integrimit gradual të vendeve kandidate në institucionet dhe politikat evropiane./Telegrafi/