Please enter at least 3 characters.

Rusia kufizon lëvizjen e diplomatëve britanikë brenda vendit

2023/07/Screenshot_10-18.jpg

Moska ka njoftuar se po vendos kufizime ndaj diplomatëve britanikë në përgjigje të "veprimeve armiqësore".

Atyre do t'u kërkohet të japin informacione për çdo itinerar të udhëtimit që i kalon 120 kilometra, njoftoi ministria e jashtme e Rusisë.

Më herët, skynews ka shkruar se i ngarkuari me punë i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi u ftua për konsultime në ministrinë e jashtme.

Moska tani ka bërë të ditur se diplomati britanik është qortuar për mbështetjen e "veprimeve terroriste" të Ukrainës dhe për pengimin e diplomacisë ruse në Mbretëri të Bashkuar.

Nuk është e qartë se për cilat "veprime terroriste" bëhet fjalë, por Rusia ka përdorur të njëjtën frazë për të përshkruar sulmet e kësaj jave në Krime.

Perëndimi nuk i ka dhënë mbështetje misionit të Ukrainës për të rimarrë Krimenë, megjithëse gadishulli është i njohur ndërkombëtarisht si territor ukrainas dhe ishte aneksuar prej rusëve në vitin 2014. /Telegrafi/