Please enter at least 3 characters.

Rrotullon komplet shuplakën e dorës (Video)

2017/08/Rrotullon-komplet-shuplakën-e-dorës-per-tu-takuar-ne-menyre-te-çuditshme-foto.jpg
13:"© Gfycat.com

Në rrjetin social imgur, është postuar një video e shkurtër, që tregon një njeri të panjohur i cili mund të rrotullojë komplet shuplakën e dorës.

Fillimisht miku tij i zgjatë dorën e majtë, pastaj ai kryen rrotullimin dhe i shtrëngon dorën e djathtë, transmeton Telegrafi.

Derisa shumë njerëz e kanë vlerësuar aftësinë e tij për këtë veprim fizik, të tjerë e konsideruan si të pështirë dhe të rrezikshëm.

“Ndaloje menjëherë, është e tmerrshme”, si dhe “ka mundur t’i thyhej” janë dy komente lidhur me rastin. /Telegrafi/