Please enter at least 3 characters.

Rron Kai publikon këngën e re "Kaloj"

2023/03/rron.jpg

Skenës muzikore dita-ditës po i shtohen emra të rinj dhe me synime të mëdha.

I tillë është rep-artisti i ri i skenës, Rroni Krasniqi, i njohur me nofkën Rron Kai.

Ai së fundmi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor me titull "Kaloj".

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop, e cila është punuar nga Deard Sylejmani, me melodi të blerë nga "God Did" të reperit botëror, DJ Khaled.

Vargjet e tekstit janë shkruar nga vet reperi i ri, i cili është pjesë e label-it "2 Euro Gang".

Mirëseardhjen në këtë label i kanë uruar edhe reperët themelues të tij, Getinjo dhe Mozzik, të cilët nuk kanë hezituar që t'ia rishpërndajnë këngën në rrjetet sociale. /Telegrafi/