Please enter at least 3 characters.

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut 790 euro, sektori i IT-së kryeson me mbi 1.400 euro

2024/07/denar.jpg
ESHS: Paga mesatare për muajin janar në Maqedoni ishte 46.617 denarë
Memov: Pensionet do të paguhen rregullisht

Rroga mesatare neto mujore në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 48.779 denarë, ose rreth 790 euro, sipas të dhënave zyrtare. Megjithatë, të ardhurat ndryshojnë ndjeshëm nga një sektor në tjetrin, me diferenca që arrijnë deri në disa qindra euro.

Sektori me pagat më të larta është informimi dhe komunikimi, ku rroga mesatare arrin në 87.272 denarë (rreth 1.420 euro). Pas tij renditen veprimtaritë financiare dhe të sigurimit me 77.716 denarë (rreth 1.265 euro) dhe minierat dhe guroret me 57.864 denarë (rreth 940 euro).

Në anën tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me një mesatare prej 34.846 denarësh (rreth 565 euro). Pasojnë bujqësia, pylltaria dhe peshkimi me 37.387 denarë (rreth 608 euro) dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 39.689 denarë (rreth 645 euro).

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, rroga mesatare neto në prill 2026 është rritur me 7,3 për qind, duke reflektuar vazhdimin e trendit të rritjes së pagave në vend.