Please enter at least 3 characters.

Rrjedhin detaje për Samsung Galaxy A9

2016/01/rrjedhin-detaje-p-euml-r-samsung-galaxy-a9_hd.jpg

Nga dëshmitë e para që janë publikuar në internet thuhet se telefoni do të vijë me madhësinë e ekranit prej 5.5 inç, edhe pse ka zëra të tjerë që thotë se ky model mund të ketë një ekran prej 6 inç.

Më parë është thënë gjithashtu se Galaxy A9 i ri do të vijë me një ekran në cilësinë e Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin Snapdragon 620 dhe GPU Adreno 510.

Karakteristikat tjera të Galaxy A9 përfshijnë edhe 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, si dhe kamerat në të dyja anët e pajisjes.