Please enter at least 3 characters.

Rritet prodhimi industrial në Eurozonë

2017/05/Eurozona-Me_-tel.jpg

Sektori industrial në Eurozonë në muajin maj arriti rezultatet më të mira nga nëntori i vitit të kaluar, që shkon në favor të përshpejtimit të rritjes ekonomike të rajonit në tremujorin e dytë.

Prodhimi industrial në maj, në nivel mujor, shënoi rritje prej 1.3 për qind, ose 0,3 për qind më shumë se sa në prill dhe më tepër se sa pritjet e rritjes prej 1,0 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga shërbimi për statistika evropiane Eurostat, transmeton AP. /Telegrafi/