Rritet numri i viktimave nga shpërthimi pranë xhamisë së shenjtë në Medinë
04/07/2016
Një sulmues vetëvrasës shpërtheu një pajisje në afërsi të selisë së sigurisë së Xhamisë Nabvi, në Medina.
Deri tani u raportua për vdekjen e dy personave megjithatë ky shpërthim vetëvrasës me bombë ka marr edhe jetën e katër oficerëve të tjerë të sigurisë së qytetit të shenjtë, njofton Klan Kosova.
Ende nuk janë dhënë detaje rreth këtij sulmi, ajo çfarë dihet deri më tani është se sipas dëshmitarëve, një veturë e cila gjendej e parkuar është hedhur në erë që përveç viktimave dhe dëmeve materiale ka lënë edhe shumë persona të pranishëm të pandikuar.


