Please enter at least 3 characters.

Rritet numri i përgjimeve në Shqipëri

2016/01/f.0430185513637_m.jpg

Ish-shefi i SHISH-it, Fatos Klosi thotë se ndryshe nga koha kur ai drejtonte shërbimin inteligjent, tashmë është zgjeruar numri i organeve që përgjojnë. Ndërsa ish-prokurori i përgjithshëm Arben Rakipi tregon se aktualisht “janë dy lloje përgjimesh: ai me vendim gjykate, ose ai parandalues që e kryen SHISH-i”.

Ish-zyrtarët e lartë nuk e mohojnë faktin se me përgjimet që kryhen pa leje, mund të bëhen edhe abuzime. Vetëm për dy muajt e fundit në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë dorëzuar rreth 70 kërkesa për lejim përgjimi. Për vitin që kaloi numri i përgjimeve të miratuara arriti në 840, ndërsa në 2009 në gjithë vendin u përgjuan 583 persona, raportoi të shtunën Vizion Plus./Telegrafi/