Please enter at least 3 characters.

Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplanë

2024/11/Aeroporti-Nderkombetar-i-Prishtines-Adem-Jashari-foto-Ridvan-Slivova-31.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Numri i fluturimeve gjatë muajit shtator të këtij viti ishte 1 mijë e 115 ose 12. 6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 344 mijë e 294 ose 13.1 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell KosovaPress.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) janë shtrenjtuar edhe çmimet e biletave të fluturimeve për 10.9 për qind në tetor.

Në raportin e fundit të ASK thuhet po ashtu se në muajin shtator të këtij viti, numri i udhëtarëve ishte 5 mijë e 153 ose 3. 3 për qind më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.

Ndërsa, sipas ASK-së sasia e mallrave të transportuar në neto tonë ishte zero. /Kp/Telegrafi/