Please enter at least 3 characters.

Rreziku i vozitjes me xhama të avulluara, shkaktoi aksident nga mungesa e dukshmërisë (Video)

2018/03/Rreziku-foto.jpg
18:"© Simon Wakefield

Simon Wakefiel po ngiste biçikletën në Derbyshire të Anglisë, kur u godit nga një veturë dhe pësoi lëndime të konsiderueshme në gju dhe krahë.

Shoferi i makinës, ka thënë se xhamat ishin të avulluara dhe nxehësja nuk punonte sa duhet, për t’i kthyer në gjendje normale, transmeton Telegrafi.

Kjo i pamundësoi dukshmërinë dhe kreu aksidentin, që ka mundur të jetë edhe më fatalitet.

Përmes këtij rasti, po kërkohet që xhamat të pastrohen dhe të mos bëhet nisja e veturës, para se të jenë ngrohur dhe të bëhen të tejdukshme. /Telegrafi/