Please enter at least 3 characters.

Rreziku i humbjes së 90 milionë eurove, Mustafa i reagon Muratit: Kosova ndodhet në kolaps për faj të Vetëvendosjes

2024/08/PDK-Konference-Arben-Mustafa-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së ish-ministrit të Financave Hekuran Murati, lidhur me çështjen e 90 milionë eurove nga Banka Botërore që rrezikon ti humb Kosova.

Mustafa ka thënë se shqetësimi i Muratit është i pasinqertë.

Ai ka akuzuar Muratin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se e kanë futur vendin në krizë ekonomike, energjetike dhe politike.

“Ish-Ministri i Financave u paska paraqitur kinse i shqetësuar se Kosova nuk po mundet t'i marrë 90 milionë euro kredi nga Banka Botërore. Sikur shqetësimi i tij të ishte i sinqertë, ai do të duhej të fliste për mbi 600 milionë euro grante që Kosova po i humbë si pasojë e sanksioneve të BE-së, si dhe për kolapsin ekonomik, energjetik dhe politik që po pëson Kosova si pasojë e bllokimit të Kuvendit nga partia e tij”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa shtoi se nëse janë vërtetë të shqetësuar, dalja nga kjo krizë që e kanë futur vendin nuk kërkon shumë - thjesht kërkon një ndërgjegjësim se Kosova vlen më shumë se Albulena Haxhiu. /Telegrafi/