Please enter at least 3 characters.

Rreth 60 mijë votat e sivjetme i japin shpresë, Kanye West vë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2024

2020/11/2020_08_13_102257_1597288181._large.jpg

Joe Biden dhe Donald Trump janë kandidatët kryesor për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Por, pos republikanit dhe demokratit në garë për president është edhe këngëtari, Kanye West.

Ky i fudnit deri më tani ka marrë 60 mijë vota në nivel vendi, por që nuk ka gjasa që të bëhet president pasi që nuk ka kandiduar në të gjitha shtetet e SHBA-së, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/kanyewest/status/1323727338387902465

Ky numër i votave duket se i ka dhënë reperit besim që të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024.

“Kanye 2024”, ka shkruar bashkëshorti i Kim Kardashian në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, Biden deri më tani ka siguruar 238 vota elektorale gjesa Trump ka 213 sosh. /Telegrafi/

https://twitter.com/kanyewest/status/1323914087340781569