Please enter at least 3 characters.

Rrëfimi i Fatmës për atë që i ndodhi në ditën e tërmetit

2019/12/Fatma.jpg

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, gazetarja Fatma Haxhialiu tregoi se i përjetoi 30 sekondat e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit të 26 nëntorit.

Ajo pranoi se gjatë atij momenti mendja i shkoi menjëherë tek i biri, drejt të cilit shkoi menjëherë në mënyrë instiktive.

“Momenti i parë i imi ka qenë instikistivisht, jam ngritur dhe kam shkuar te dhoma e çunit…", e ka nisur rrëfimin e saj për TCH.

"Unë nuk e di se si kam shkuar deri atje, sepse tri nga mikeshat e mia kanë përfunduar në spital pikërisht se kanë pësuar fraktura gjatë ecjes".

"Nuk e di se si jam ngritur, di që kam qenë konshiente kur kam parë ata të dy, gjithë pjesën tjetër e kam bërë në mënyrë instiktive… ” , është shprehur ndër të tjera ajo.