Please enter at least 3 characters.

Rrahu një 15 vjeçar pas një konflikti, privohet nga liria 21 vjeçari nga fshati Idrizovë

Policia-mk
policia-mk
policia-mk

MPB ka njoftuar se më 01.08.2026, në orën 12:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.H. (21) nga fshatin Idrizovë, rrethina e Shkupit, pas denoncimit paraprak të I.B. (44), se më 31.07.2026, në orën 23:50, në fsh. Idrizovë, V.H. i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor djalit 15-vjeçar të denoncuesit, lidhur me prishjen e mëparshme të rendit dhe të qetësisë publike.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal për kryerje të veprës penale „lëndim i rëndë trupor“, sipas nenit 131 të Kodit Penal.