Please enter at least 3 characters.

Rrahmani shënon në fitoren e thellë të Napolit ndaj Udineses

2021/09/napoli.jpg

Napoli ka shënuar fitore prej 4-0 si mysafir Udineses në ndeshjen e javës së katërt të Serie A.

Në sfidën e zhvilluar në Stadio Friuli njëri nga golashënuesit ishte mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Ekzekutimi i një gjuajtjeje të lirë për mysafirët shkoi në formë të një aksioni më të zgjatur, ndërsa Kalidou Koulibaly asistoi te futbollisti shqiptar, i cili ndodhej pranë portës dhe shënoi me kokë (35’).

https://www.dailymotion.com/video/x84bepi

Ky ishte goli i dytë i Partenopei, ndërsa paraprakisht kishte realizuar Victor Osimhen (24’).

Në pjesën e dytë, Napoli i shënoi edhe dy gola përmes Kalidou Koulibaly (52’) dhe Hirving Lozano (84’). /Telegrafi/