Please enter at least 3 characters.

Rrahje në Suharekë – arrestohen dy vëllezër

2024/06/policia-arrestim-e1459677672314-720x406-1.jpg

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur në Suharekë. Policia ka njoftuar se deri tek rrahja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje, dhe në këtë incident ishin përfshirë dy vëllezër dhe një tjetër person.

“Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar. Ky i fundit në shenjë revolte i thyen parafangon e automjetit të dyshuarave”, thuhet në raportin e policisë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/