Please enter at least 3 characters.

Rovena Dilo shihet shumë e afërt me mikun e saj serb, a është kjo arsyeja pse shkoi në Beograd? (Foto)

2016/10/rovenaaaaaa.jpg

Këngëtarja Rovena Dilo ka kohë që nuk ka qenë e pranishme në skenën muzikore me ndonjë projekt të ri, megjithatë ajo vazhdon të jetë sërish një ndër personazhet më të pëlqyera nga publiku.

Ajo ka qenë shumë e përfolur vitin e fundit për shkak të divorcimit nga ish-bashkëshorti, gjersa më vonë në media u aludua për një lidhje të mundshme mes saj dhe balerinit Elton Merja, por që gjithçka u mohua nga vet këngëtarja.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram e cila ka ngjallur shumë pikëpyetje.

Ajo ka treguar se ka shkuar në Beograd dhe atje ka takuar një mik të sajin shumë të ngushtë, Ivica Golubovic, gjersa shihen duke u fotografuar shumë pranë njëri tjetrin, dhe mesa duket kjo duket të ketë qenë arsyeja që e çoi këngëtaren drejt vizitës në Serbi.

Përndryshe, Rovena ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë në tregun muzikor me një këngë të re të rrymës elektro-house. /Telegrafi/