Please enter at least 3 characters.

Rossi përgënjeshtron thashethemet se do të tërhiqet

2020/09/ValentinoRossi-2.jpg
307:"MISANO ADRIATICO, ITALY - SEPTEMBER 10: Valentino Rossi of Italy and Monster Energy Yamaha MotoGP Team looks on during the press conference pre-event during the MotoGP Of San Marino - Previews at Misano World Circuit on September 10, 2020 in Misano Adriatico, Italy. (Photo by Mirco Lazzari gp/Getty Images)
12:"Getty Images

Pak ditë më parë mediat gjermane raportuan se piloti i njohur italian Valentino Rossi po mediton tërheqjen në fund të këtij sezoni, por pasditen e të enjtes ka qenë vetë 'doktori' që ka mohuar plotësisht këtë lajm.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Rossi deklaroi se nuk po mendon aspak tërheqjen dhe për më tepër, është shumë pranë firmës me skuadrën e re të moto GP-së, Petronas, e cila do të garojë për herë të parë sezonin e ardhshëm.

“Nuk është e vërtetë që do të tërhiqem. Sezonin e ardhshëm me 99 për qind do të garoj me skuadrën Petronas dhe zyrtarizimi mund të vijë që në garën e Barcelonës”.

(Foto: Mirco Lazzari gp/Getty Images/Guliver)

“Kemi marrë pak kohë për t’u menduar, por shumë shpejt do të vijë edhe firma”, u shpreh Rossi për mediat italiane, transmeton SuperSport.

Piloti 41-vjeçar italian është shtatë herë kampion bote në Moto GP, teksa ka fituar dy titujt e parë të karrierës me motorin Honda dhe pesë të tjerët me motorin Yamaha, me të cilin garon edhe aktualisht.