Ronela Hajati zgjedh meshkujt më atraktiv të estradës
Është një nga emrat më të komentuar dhe më të dashur për publikun. Ronela Hajati po vazhdon të jetë mjaft aktive si në projekte muzikore e poashtu edhe në intervista të ndryshme.
Në një nga intervistat e fundit të dhënë për IN TV, ajo nuk e kishte problem kur pyet për meshkujt më atraktiv të estradës.
"Ledri, Zerka dhe Noizy", ka thënë ajo duke e përmendur në këtë mes edhe Young Zerkën, i cili tash e një kohë thuhet se është i dashuri i këngëtares Hajati edhe pse asnjëherë nuk e ka konfirmuar.
Artistja shqiptare është goxha e angazhuar edhe në muzikë, e një projekt i saj pritet të publikohet së shpejti në bashkëpunim me reperin Don Phenom.
I fundit projekt i publikuar nga ajo është "Pa dashni", e cila shfaqet mjaft e veçantë në këtë videoklip. /Telegrafi/


