Please enter at least 3 characters.

Ronaldo humb një finale të kupës për herë të parë që nga viti 2013

2019/12/CristianoRonaldoLazio-2-e1577091900809.jpg
271:"RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 22: Cristiano Ronaldo of Juventus reacts during the Italian Supercup match between Juventus and SS Lazio at King Saud University Stadium on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Cristiano Ronaldo e ka humbur finalen e parë të një kupe pas gjashtë vitesh, pas humbjes së Juventusit nga Lazio në finale të Superkupës së Italisë.

Superylli portugez e hoqi shpejt medaljen e argjendtë nga qafa dhe u nis drejt zhveshtores duke mos pritur t’i shihte lojtarët kundërshtarët duke e ngritur trofeun.

Biancocelestët fituan me rezultat 3-1 duke e fituar këtë kupë për të dytën herë brenda tri sezonesh, ndërsa ishte hera e dytë rresht që e mposhtin Zonjën e Vjetër këtë sezon.

Cristiano Ronaldo (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Natyrisht se Ronaldo nuk e dinte protokollin e të qenit në ekipin kundërshtar, pasi nuk ka qenë në skuadrën humbëse që nga viti 2013.

Hera e fundit që superylli portugez kishte humbur një finale, ishte 17 maji i vitit 2013, kur Real Madridi u mposht nga Atletico Madridi në vazhdime. /Telegrafi/