Please enter at least 3 characters.

Ronaldo dhe Icardi mund të luajnë bashkë - Toni tregon formacionin si duhet të luajë Juve

2019/07/LucaToni-e1562591960541.jpg
187:"VERONA, ITALY - JUNE 06: Luca Toni looks on during the international friendly match between Italy and Finland on June 6, 2016 in Verona, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Luca Toni ka një zgjidhje për Juventusin nëse kamponi italian dëshiron të një formacion me Cristiano Ronaldon dhe Mauro Icardin.

Legjenda italiane, i cili ka luajtur edhe për Zonjën e Vjetër gjatë karrierës, beson se dy sulmuesit mund të luajnë në formacionin 4-3-1-2 me Aaron Ramseyn prapa tyre.

Juve është lidhur me transferimin e Icardit nga Interi në këtë afat kalimtar, ndërsa Toni ka treguar për Tuttosport se si mund të përfshihet argjentinasi në formacionin bazë të Bianconerëve.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Ronaldo dhe Icardi janë dy ekzekutorë. CR7 është kampion, ndërsa Mauro është një sulmues i shkëlqyer, të cilit akoma i duhet që ta bëjë atë hapin e madh".

"Ronaldo nuk duhet të angazhohet shumë, sepse ai i fiton ndeshjet. Ndoshta Icardi duhet të bëjë disa sakrifica që të luajë me të".

"Padyshim se do të varet nga (Maurizio) Sarri dhe baraspesha që po e kërkon. Unë e paramendoj se Ronaldo dhe ICardi mund të luajnë vetëm si dyshe në 4-3-1-2, ndoshta me Ramseyn prapa tyre në pozitën dhjetë", ka deklaruar 42-vjeçari. /Telegrafi/