Please enter at least 3 characters.

Roma provon përsëri transferimin e Baileyt

2019/07/Bailey-e1562617156270.jpg
290:"LEVERKUSEN, GERMANY - FEBRUARY 21: Leon Bailey of Bayer Leverkusen controls the ball during the UEFA Europa League Round of 32: Second Leg match between Bayer 04 Leverkusen and FK Krasnodar at the BayArena on February 21, 2019 in Leverkusen, Germany. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)
21:"Bongarts/Getty Images

Roma përsëri ka shënjestruar sulmuesin Leon Bailey, të cilin Bayer Leverkusen e vlerëson me çmimin e klauzolës prej 40 milionë eurosh.

Sulmuesi i krahut të majtë ishte një objektiv i madh për Romën në vitin 2017, kur ai u largua nga Genk për Bayer Leverkusen për një shumë prej 13.5 milionë eurosh.

Bailey u rikthye në radarin e Giallorossëve në verën e kaluar, por dështuan përsëri transferimin e tij.

Sipas mediumeve italiane Sportitalia dhe Tuttomercatoweb, Roma është e gatshme të provojë përsëri transferimin e Baileyt këtë verë.

Ai shihet si zëvendësues adekuat për Stephan El Shaarawy, i cili kaloi në Kinë për pas transferimit  prej 18 milionë eurosh te klubi, Shanghai Shenhua.

Sezonin e kaluar, Bailey shënoi pesë gola dhe siguroi pesë asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat për Bayer Leverkusen. /Telegrafi/