Please enter at least 3 characters.

Roma ka refuzuar dy oferta për Zaniolon

2019/04/GettyImages-1134735213.jpg
209:"ROME, ITALY - APRIL 03: Nicolo' Zaniolo of AS Roma gestures during the Serie A match between AS Roma and ACF Fiorentina at Stadio Olimpico on April 3, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma këtë edicion ka dëshpëruar adhuruesit e saj me paraqitjet e dobëta si në kampionat e Kupë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Njëri nga lojtarët kryesor të Romës këtë edicion ka qenë tinejxheri Nicolo Zaniolo që ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

19-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime me fanellën verdhekuqe, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Calciomeracto ka raportuar se Roma tanimë i ka refuzuar dy oferta për yllin e tyre të ri.

Nicolo Zaniolo. (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Juventus dhe Manchester City kanë tentuar të nënshkruajnë me lojtarin duke i ofruar Romës nga 45 milionë euro.

Por përgjigja e Giallorosëve ka qenë negative, pasi dëshirojnë ta mbajnë talentin e ri italian.

Skuadra nga kryeqyteti italian do të heqë dorë nga Zaniolo vetëm nëse vije një ofertë mbi 75 milionë euro. /Telegrafi/