Roma e pandalshme, është gati për Interin (Video)
13/03/2016
Roma ka shënuar fitore në udhëtim te Udinese me rezultat 2-1.
Roma ka qenë dominante nga fillimi i këtij takimi, duke mos e pasur problem epërsinë.
Dezeko kaloi në epërsi pas asistit të Salah në minutën e 15-të.
Florenzi në minutën e 74 shënoi një tjetër gol për 2-0.
Kur të gjithë menduan se gjithçka përfundoi, në skenë u shfaq Fernandes, i cili realizoi për 2-1 dhe dramën në fund të takimit, por që nuk pati ndonjë ndryshim drastik.
Roma tash ka 59 pikë, pesë pikë më shumë se Interi që ka vendin e pestë, e me të cilin ekip takohet javën e ardhshme në duelin vendimtar për vendin e tretë. /Telegrafi/


