Please enter at least 3 characters.

Roma e deklason Palermon (Video)

Kryeqytetasit u tregun superior gjatë gjithë takimit dhe në çdo cep të fushë, ndërsa mysafirët ishin vetëm turist, pasi e gjitha ajo që bënë gjatë 90 minutave ishte një goditje në portë.

Roma+v+Citta+di+Palermo+Serie+MYg7rEO35zEx

Goli i vetëm në pjesën e parë ishte ai i Edin Dzekos në minutën e 30-të, ndërsa pjesa e dytë ishte një festival golash.

Në minutën e 52-të erdhi edhe goli i sigurisë nga Seydou Keita dhe pastaj në skenë doli egjiptiani Mohamed Salah me dy gola të shpejt (60’ dhe 62’).


Ndërsa goditjen përfundimtare ia dha Edin Dzeko në minutën 89-të me një gol të bukur me kokë.

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në pozitën e katërt me 50 pikë, ndërsa Palermo në vendin e 16-të me 26 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Giallorossëve është ndaj Empolit. /Telegrafi/