Please enter at least 3 characters.

Roma dëshiron transferimin e Hysajt pasi Florenzit do t’i ndërrohet pozita

2019/07/GettyImages-1135641740.jpg
245:"NAPLES, ITALY - APRIL 07: Elseid Hysaj of SSC Napoli vies Domenico Criscito of Genoa CFC during the Serie A match between SSC Napoli and Genoa CFC at Stadio San Paolo on April 7, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Elseid Hysaj mund të përfundojë te Roma, edhe pse në garë mbetet edhe kampioni i Italisë, Juventus.

Mbrojtësi shqiptar së fundmi është në bisedime me gjigantin italian Romën.

Trajneri i ri i Romës, Fonseca e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e shqiptarit, pasi pozita e Florenzit do të ndërrohet.

Kapiteni i Romës që në vitet e fundit kishte luajtur si mbrojtës i djathtë, do të jetë më i avancuar.

Elseid Hysaj gjatë një dueli me Lorenzo Pellegrinin e Romës. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Kësisoj Roma e sheh Hysajn si mbrojtës të krahut të djathtë për edicionin e ri.

Corriere dello Sport ka raportuar se Giallorosët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për shqiptarin si dhe pesë të tjera në formë bonusesh.

Napoli ende nuk ka dhënë dritën jeshile për tu larguar shqiptari, pasi po pret një ofertë më të lartë nga Juventus. /Telegrafi/