Please enter at least 3 characters.

Roma afër transferimit të N'Zonzit

2018/08/NZonzi-1.jpg
301:"SEVILLE, SPAIN - AUGUST 22: Steven N'Zonzi of Sevilla FC looks on during the UEFA Champions League Qualifying Play-Offs round second leg match between Sevilla FC and Istanbul Basaksehir F.K. at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on August 22, 2017 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Romët thuhet se janë afër pranimit për të paguar një shumë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e Sevillas dhe Francës, Steven N'Zonzi.

Sipas mediumit italian Calciomercato.it, Roma mund të mbyllë marrëveshjen për një shifër mes 28 milionë dhe 30 milionë eurove.

Kjo pasi klubi spanjoll Sevilla u bind për të hequr dorë nga vlerësimi i tyre prej 35 milionë eurove.

Sport Mediaset pretendon se N'Zonzi kishte shtrënguar duart në një kontratë katërvjeçare me vlerë tre milion euro në sezon, ashtu si edhe babai i tij agjent në lidhje me komisionin.

Steven N'Zonzi (Getty Images)

Andaluzianët, të cilët e humbën Superkopën me Barcelonën të dielën pa 29-vjeçarin në skuadër, janë duke shikuar për zëvendësimin e tij.

Lojtari që po përflitet më shumë për një transferim te Sevilla është mesfushori portugez i Interit, Joao Mario.

Për mesfushorin francez në garë ishte edhe Arsenali, ndërsa pëlqehet edhe nga Monaco dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/