Please enter at least 3 characters.

Rockets triumfojnë ndaj Warriors, marrin fitoren e parë dhe shpresojnë në rikthim

2019/05/GettyImages-1141271224.jpg
504:"HOUSTON, TX - MAY 04: James Harden #13 of the Houston Rockets celebrates after a three point shot in overtime during Game Three of the Second Round of the 2019 NBA Western Conference Playoffs against the Golden State Warriors at Toyota Center on May 4, 2019 in Houston, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Tim Warner/Getty Images)
12:"Getty Images

Houston Rockets ka marrë fitoren e parë në ndeshjet gjysmëfinale ndaj Golden State Warriors.

Skuadra nga Teksasi ka triumfuar para adhuruesve të vet me pesë pikë epërsi 126:121.

U desh që të zhvillohej loja shtesë për të parë fituesin në ndeshjen e mbrëmshme, pasi koha e rregullt përfundoi 112:112.

James Harden ishte fantastik në këtë sfidë për Rockets duke shënuar 39 pikë, pati gjashtë asistime e tetë kërcime.

James Harden. (Photo by Tim Warner/Getty Images)

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Eric Gordon që shënoi 30 pikë, ndërsa Chris Paul shtoi 14 të tjera dhe shtatë asistime.

Kevin Durant ishte fantastik në ndeshjen e mbrëmshme për Warriors duke shënuar 45 pikë, pati gjashtë asistime e tre kërcime.

Ndërsa Draymond Green arriti Triple Double me 19 pikë, 10 asistime e 11 kërcime por që nuk mjaftuan për fitore.

Kësisoj Rockets kanë ngushtuar rezultatin në 1-2 ku shpresojnë të bëjnë një rikthim të madh.

Edhe ndeshja e katërt do të zhvillohet në Toyota Center të Houstonit. /Telegrafi/