Robinho prezantohet te Basaksehir: Kam ardhur për titullin
Basaksehir bën përforcimin e parë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Braziliani Robinho ka kaluar në radhët e klubit stambollas pas transferimit nga Sivasspor.
Ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit ka nënshkruar kontratë të vlefshme dyvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një tjetër.
Futbollisti është shprehur i lumtur me këtë ndryshim dhe ka premtuar angazhim në ekipin e ri.
"Kam ardhur këtu që të realizoj ëndrrat e mia. E falënderoj ish-klubin Sivasspor”.
“Basaksehir ka pesë vjet që lufton për titullin e kampionit. Së bashku me lojtarët e tjerë do t'ia arrijmë qëllimit tonë", tha Robinho.
Theksojmë se 34-vjeçari te Sivasspori ka pasur 30 paraqitje dhe ka shënuar dhjetë gola.
Ndryshe, Basaksehir aktualisht zë pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare turke me 35 pikë, përkatësisht gjashtë më tepër se Trabzonspori dhe Galatasaray. /Telegrafi/


