Please enter at least 3 characters.

Rita Ora shkëlqen në "The Secret Garden"

2019/06/GettyImages-1127339710-e1560513980823.jpg
248:"BEVERLY HILLS, CA - FEBRUARY 24: Rita Ora attends the 2019 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 24, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, mbrëmë ka qenë e pranishme në një eveniment humanitar në Zvicër.

Ajo ka mahnitur me pamjen e saj në "The Secret Garden" duke e marrë vëmendjen e të pranishmëve.

E veshur me një fustan të zi që i kishte vënë në pah këmbët seksi, Ora dukej tejet në formë si në çdo paraqitje tjetër.

"The Secret Garden ishte natë magjike. Faleminderit e mrekullueshmja Nata Supernova, donatorët dhe partnerët për mbledhjen e fondeve për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe për ndërgjegjësimin për këtë kauzë të rëndësishme", ka shkruar ndër të tjerash Ora.

Biondja 28 vjeçare, po ashtu është duke e shijuar suksesin e albumit të fundit "Phoenix" ku gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë me koncerte në vende të ndryshme.

Ajo ditë më parë u zgjodh edhe këngëtarja më e katërt në botë duke e lënë pas edhe Dua Lipën. /Telegrafi/