Please enter at least 3 characters.

Rita Ora me stil të veçantë flokësh në Met Gala, komentohet nga të gjitha mediat botërore (Foto)

2017/05/rita-3-e1493794124271.jpg

Rita Ora aktualisht është duke u konsideruar një ikonë mode nga njerëzit e kësaj fushe.

Bukuroshja e lindur në Kosovë ishte të hënën mbrëma pjesëmarrëse në ngjarjen e përvjetshme që mbahet në SHBA, Met Gala.

Dukja e Ritës në Met Gala, thjesht e mahnitshme...

26 vjeçarja la të gjithë pa mend kur u paraqit në tapetin e kuq me një fustan të kuq të kësaj ceremonie, transmeton Arbëresh.info.

Por, ajo që u la të gjithëve përshtypje ishte edhe stili i saj i flokëve të cilin shumica nuk e kishin kuptuar se çfarë u kishte bërë ajo.

Mirëpo siç shihet në fotot më afër, parukierët e saj i kanë vendosur në kokë copëza të shumta flokësh të prera në formë dhe madhësi të njëjtë.

Rita Ora me flokë krejt ndryshe...

I gjithë ky proces, sipas vetë Ritës i ka marrë shume kohe dhe përkushtim.

Kjo e ka bërë këngëtaren kosovare të duket shumë e veçantë dhe të komentohet nga të gjitha mediat botërore.

Si ju duket ky ndryshim? Shprehuni në hapësirën për komente...