Please enter at least 3 characters.

Rita Ora: Me familjen në shtëpi flasim shqip

2018/11/RitaOraks-e1543169470250.jpg
245:"CAP D'ANTIBES, FRANCE - MAY 21: Singer Rita Ora attends amfAR's 22nd Cinema Against AIDS Gala, Presented By Bold Films And Harry Winston at Hotel du Cap-Eden-Roc on May 21, 2015 in Cap d'Antibes, France. (Photo by Tristan Fewings/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën Stylist, ku ka folur shumëçka për jetën dhe karrierën e saj.

Ajo është pyetur edhe për origjinën e saj nga Kosova, si edhe për përdorimin e gjuhës shqipe në familjen e saj.

Në pyetjen: 'Çfarë do të thotë për ty të jesh kosovare? Si të ka formuar kjo në femrën që je në vitin 2018?', Rita është përgjigjur:

"Thuajse nuk ka fjalë për ta përshkruar sa krenare jam për origjinën time. Më herët gjatë këtij viti kam performuar në koncertin e dhjetëvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë shumë e mrekullueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen e time".

E pyetur: 'A flet shqip me familjen tënde?', 27-vjeçarja ka thënë: "Po, është tejet e rëndësishme për ne që ta ruajmë këtë".

Këto ditë (saktësisht më 23 nëntor), Rita e ka publikuar albumin "Phoenix" që është i dyti në karrierën e saj. Ndërsa realizimin e ka bërë shtëpia incizuese, Atlantic Records.

"Your Song", "Anywhere", "Girls" e "Let You Love Me" , janë hitet e këtij albumi që tashmë janë publikuar si këngë të veçanta. /Telegrafi/