Please enter at least 3 characters.

Rita Ora mahnit me dukjen rrugëve të New Yorkut, provokuese dhe me shumë stil (Foto)

2017/10/rita1-2-e1507272602503.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të mediave.

Së fundmi është bërë e ditur se ajo do të prezantojë spektaklin gjigant të ndarjes së çmimeve "MTV Europe Music Awards 2017", gjersa është e nominuar gjithashtu në dy kategori.

Ndryshe, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj me stil.

Ajo, së fundmi ndodhet në New York, teksa nuk u ka shpëtuar gjatë ecjes në rrugë, paparacëve të cilët e fotografuan atë.

Bukuroshja bionde dukej mjaft provokuese, veshur me një kostum të zi me një mbulesë të gjatë, në ngjyrë të kuqe.

Këpucët e saj me taka, të ndërlidhura deri lartë te këmbët, ishin një tjetër aksesor interesant që pasuronte stilin e saj.

Ndryshe, kënga e saj e fundit në bashkëpunim me Aviciin "Lovely together" është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares, dhe ka grumbulluar miliona klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/