Please enter at least 3 characters.

Rita Ora fiton çmimin "Artistja muzikore më e mirë" në Ethnicity Awards 2023

2023/11/rrrr-e1699088121784.jpg
182:"Rita Ora presents onstage at the 2023 MTV Video Music Awards held at Prudential Center on September 12, 2023 in Newark, New Jersey. (Photo by Gilbert Flores/Variety via Getty Images)
24:"Variety via Getty Images

Ishte një natë emocionuese në Londër, ndërsa u ndanë çmimet vjetore Ethnicity Awards 2023.

E organizuar nga panelistja e Loose Women, Judi Love, eventi prestigjioz vlerësoi të arriturat jetësore të shumë yjeve të famshëm në fusha të ndryshme.

Legjenda e modës Ozwald Boateng fitoi çmimin e lakmuar për arritje jetësore, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë bot]rore, Rita Ora u shpall "Artistja e muzikës më e mirë e vitit".

E emocionuar për këtë arritje, Ora ndau njoftimin me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Ky është çmimi i saj i dytë që ajo fiton gjatë këtij viti.

Prezantuesja e Big Brother AJ Odudu u shpall "Prezantuesja e Vitit" dhe ish-ylli i futbollit dhe eksperti televiziv Eni Aluko u njoh si "Personaliteti Sportiv i Vitit".

Ethnivity Awards e organizuar në partneritet me HSBC UK, nderon çdo vit njerëzit më me ndikim nga komuniteti me ngjyrë, ata aziatikë dhe etnikë të pakicave në Mbretërinë e Bashkuar për arritjet dhe punën e tyre për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen.

Kjo është lista e plotë e fituesve në Ethnicity Awards 2023:

PERSONALITETI SPORTIV I VITIT
Eni Aluko

ARTISTJ MUZIKORE E VITIT
Rita Ora

ÇMIMI PËR ARRITJE JETËSORE
Ozwald Boateng

LIDERI I SË ARDHMES
Cecilia Adjei-Sarpong

LIDERI FRYMËZUES
Oli O'Donoghue

ROLI MODEL
Gok Wan

PËRFSHIRJA E JASHTËZAKONSHME
Nicole Williams

NDIKUESI I RRJETEVE SOCIALE
Miah Carter

FIGURA PUBLIKE MË FRYMËZUESE
Steven Bartlett

KONTRIBUTI NË KOMUNITETE
Heela Yoon

PREZANTUESI, GAZETARI OSE NIKOQIRI MË I MIRËP
AJ Odudu. /Telegrafi/