Please enter at least 3 characters.

Rita lanson këngën e re të premten, ndërsa albumi "Phoenix" vjen në nëntor

2018/09/Ritabritora-e1537465144207.jpg
154:"*** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018*** attends The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England.
13:"John Phillips

Rita Ora e ka paralajmëruar këngën e re, të cilën do ta lansojë të premten.

Shqiptarja me famë botërore e ka publikuar një video në rrjetet sociale duke u treguar fansave se çfarë të presin.

"Let You Love Me" titullohet kënga e re e 27-vjeçares, e cila do të jetë pjesë e albumit "Phoenix".

Albumi i shumëpritur i ritës, "Phoenix", do të lansohet në nëntor, saktësisht me datën 23 të atij muaji.

Data 21 shtator është caktuar për publikimin e këngës së re, “Let You Love Me”, ndërkohë që albumi i ri i këngëtares nga Kosova mund të porositet që tani në platforma të ndryshme në internet.

"Phoenix" vjen gjashtë muaj pas albumit debutues "Ora" që ishte lansuar në vitin 2012.

Ndërsa në vitet e fundit, ajo i ka publikuar disa hite, si “Your Song” “Anywhere” e “Girls", kënga e fundit bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX. /Telegrafi/