")
Please enter at least 3 characters.

Rino sjell projektin e ri "Pak nga pak", pritet mirë nga publiku

2018/06/rinnn.jpg

Artisti Rinor Sopjani, i njohur me emrin e tij artistik, Rino, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Pak nga pak" mban titullin kënga e tij më e re, e cila është një këngë ritmike RnB, e pëlqyeshme për veshin e dëgjuesve.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Rino, ndërsa për masteringun është kujdesur Avaxus.

"Pak nga pak" vjen në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është punuar nga produksioni Imagine Films.

Rino është një emër i cili fillimisht u spikat në spektaklin e talenteve "The Voice of Albania".

Më pas, ai vazhdoi me realizimin e projekteve të cilat u pëlqyen, dhe duket se "pak nga pak" po arrin të fitojë zemrat e të gjithëve. /Telegrafi/