Please enter at least 3 characters.

Rikthehen Jericho, publikojnë këngën e re "Në garë për qeveri"

2022/05/jech.jpg

Rock-grupi i njohur vendor, Jericho, janë rikthyer me publikimin e një projekti të ri muzikor.

"Në garë për qeveri" mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit rock/alternative.

Muzika dhe vargjet e tekstit janë realizuar nga vet solisti i grupit, kantautori Petrit Çarkaxhiu.

Ashtu si shumë këngë të tjera të Jerichos, edhe "Në garë për qeberinë" duket se merr frymëzim nga aktualiteti kosovar.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip të thjeshtë, i cili i është besuar produksionit Takat Studios. /Telegrafi/