Please enter at least 3 characters.

Riaktivizohet zjarri në Delvinë, në ndihmë dhe ushtria

Riaktivizohet zjarri në malin e Skërficës në territorin e Bashkisë Delvinë.

Për të parandaluar përhapjen e flakëve në territorin e Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e mbrojtur të Piksit është organizuar ndërhyrje e koordinuar.

Zjarrfikësit e Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të FA, sapo ka nisur aksionin për shuarje me 10 zjarrfikës dhe 15 pjesëtarë te FA.

Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth./A2 CNN/