Rezultatet dhe renditja pas javës së dhjetë në Superligën e Kosovës – Ballkani dhe Malisheva mbesin në krye
27/10/2024
Janë mbyllur ndeshjet e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan përballjet e forta, por sa i përket golave ishte më e varfër se zakonisht. Ferizaj ka vazhduar me fitore, duke mposhtur kësaj radhe si mysafir Feronikelin 74 me rezultat 1-0.Dukagjini e ka ndalur në barazim pa gola Ballkanin në një ndeshje të luftuar.Gjilani është rikthyer nga humbja në momentet e fundit, duke mposhtur Llapin me rezultat 2-1.Malisheva dhe Drita kanë luajtur pa gola në derbin e kësaj jave të zhvilluar në “Liman Gegaj”.Suhareka ka marr një fitore të madhe, duke e mposhtur Prishtinë me rezultat 2-1, ku kryeqytetasit humbën një penallti në kohën shtesë.


