Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Vëllaznimi lider, Besa mposht Trepçën 89 - Prishtina e Re njoftohet me humbje nga Flamurtari
06/10/2024
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së tetë në Ligën e Parë në të dyja Grupet A dhe B, ku nuk munguar rezultatet befasuese. Duke parë emrat e klubeve që janë në Ligën e Parë, stadiumet po mbushen me tifozë, pasi ndeshjet e bukura nuk po mungojnë.Në Grupi A, Vëllaznimi ka rrëmbyer pozitën e parë pas fitores ndaj Rahovecit si mysafir me rezultat 3-1.Drenica nuk ka mundur të marr më shumë se sa një barazim pa gola ndaj Mitrovicës si mysafir.Trepça ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Rilindjes 1974 me rezultat 2-0.Liria po ashtu nuk ka arritur të marr më shumë se sa një pikë në shtëpi ndaj Istogut pas barazimit pa gola.Fitore të madhe ka arritur Besa e Pejës duke e mposhtur Trepçën ‘89 në “Riza Lushta” me rezultat 3-1.
Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re është njoftuar me humbje, duke pësuar nga Flamurtari me rezultat 1-0. Për Kuqezinjtë nga Prishtina kjo ishte fitorja e parë këtë sezon.Dinamo e Ferizajt ka shënuar fitore si mysafir i Ramiz Sadikut me rezultat 1-0.Edhe Vushtrria ka marr fitore, duke mposhtur 2 Korriku në shtëpi me rezultat 3-0.Fushë Kosova dhe Kika kanë ndarë pikët pas barazimit pa gola.KEK-u ka arritur fitore të rëndësishme si mysafir me rezultat 3-1 ndaj Vjosës.


