Please enter at least 3 characters.

Reznikov: Lider në Ballkan është Maqedonia e Veriut, na ndihmon me mjete konkrete

2023/02/slavjanka-reznikov-3838493489.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksij Reznikov falënderoi për ndihmën humanitare dhe ushtarake nga Maqedonia në takimin e sotëm në Kiev me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se Maqedonia ka marrë rolin e liderit në mesin e vendeve të Ballkanit kur është fjala për dërgimin e ndihmave në Ukrainë pas pushtimit rus.

“Dua të theksoj se Maqedonia e Veriut mori drejtimin nga Ballkani, sepse ata filluan të na ndihmojnë me fonde reale dhe vazhdojnë të na ndihmojnë. Është një dëshmi se miqtë e vërtetë e vërtetojnë miqësinë e tyre me ndihmë të vërtetë”, tha Reznikov, duke shtuar se populli ukrainas nuk do ta harrojë këtë.

Petrovska tha se Maqedonia qëndroi në anën e Ukrainës pa hezitim, sepse ajo është ana e drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe të vërtetës./Telegrafi/