Please enter at least 3 characters.

Rey Manaj me dy-golësh, kualifikon Interin e të rinjve në gjysmëfinale (Video)

2016/01/shqiptari-rey-manaj-debutoi-n-euml-fitoren-e-interit_2_hd.jpg

Rey Manaj ka shkëlqyer në çerekfinalen e kampionatit italian të të rinjve, ku Interi është përballur me Palermon.
Interi u gjend në disavantazh gjatë takimit me dy gola.

Por, në pjesën e dytë shpërtheu Manaj.

Ai së pari shënoi nga gjuajtja e lirë dhe më pas shokoi kundërshtarët me golin e dytë nga një pozicion i vështirë për të shënuar.

Ndeshja përfundoi në kohë të rregullt me rezultat 2-2.

Në vazhdime të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol për 3-3 dhe u desht që të luhen edhe penaltitë.

Në penalti Manaj ishte i sakt dhe Interi u kualifikua në gjysmëfinale të Primaverës së Italisë.

Së paku këtu Interi po triumfon dhe ndoshta mund të fitojë trofe... /Telegrafi/