Please enter at least 3 characters.

Reparti i Internos në Spitalin e Mitrovicës rinovohet, pritet funksionalizimi i plotë

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm 'Dr. Sami Haxhibeqiri' ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e renovimit në Repartin e Internos, ndërsa aktualisht po realizohen detajet e fundit para funksionalizimit të plotë të hapësirave të reja.

Sipas njoftimit të spitalit, investimi synon përmirësimin e kushteve për pacientët që marrin trajtim në këtë repart, por edhe për stafin mjekësor që ofron shërbime shëndetësore.

“Reparti i Internos në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë po merr pamje moderne. Renovimet kanë përfunduar dhe tashmë po kryhen detajet e fundit për funksionalizim të plotë”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga ky institucion shëndetësor bëhet e ditur se pas përfundimit të punimeve, reparti do të ofrojë kushte dukshëm më të mira për trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve.

“Ky repart tashmë do të ofrojë kushte shumë më të mira për pacientët që marrin mjekim dhe stafin që ofron shërbime shëndetësore”, theksohet më tej.

Spitali ka paralajmëruar se investimet në përmirësimin e infrastrukturës nuk do të ndalen vetëm në Repartin e Internos.

“Renovimet do të vazhdojnë edhe në repartet e tjera, me qëllim të përmirësimit të kushteve”, përfundon njoftimi.

Kujtojmë se përmirësimi i infrastrukturës spitalore mbetet një nga prioritetet e institucioneve shëndetësore, me synimin për rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e rajonit të Mitrovica. /Telegrafi/